Gjermania rrit pagat me 8% pagat, kundër inflacionit – Rritja më e madhe e shënuar që nga viti 2008
Sindikata gjermane e industrisë së celikut dhe elektronikës, IG Metalll, kërkon një rritje page prej 8%, rritja më e madhe e kërkuar që nga viti 2008. Lideri i sindikatës arsyetoi vendimin me inflacionin e lartë që po përkeqëson fuqinë blerëse të punëtorëve të sektorit. Punëtorët kanë nevojë për mbështetje dhe për shkak se faturat në vitin 2023 do të jenë dhe më të larta. Sindikata përfaqëson 3.9 milion nënpunës.
Në të gjithë Europën pagat janë rritur me nivelin më të lartë prej një dekade. Në Danimarkë sindikata FNV i ka kërkuar qeverisë një rritje page minimumi nga 10 deri në 14 euro në orë. Në Francë një vit më parë u realizuan tre rritje të pagës minimale, që në total shënoi një rritje prej 5.9%, por sindikatat synojnë që të arrijnë në 2 mijë euro në muaj. Në Spanjë në muajin shkurt paga minimale është rritur deri në 1 mijë euro në muaj; ndërsa në Portugali është kërkuar që nga fillimi i korrikut paga minimale të jetë nga 705 në 800 euro në muaj
Nën presionin e inflacionit, i cili në eurozonë arriti kulmin në 7.5% në prill, marrëveshjet e dakorduara tashmë do të rrisin pagat e ekonomive kryesore europiane me mesatarisht 3% këtë vit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Europiane: një nivel i paarritur prej dhjetë vjetësh.
Veçanërisht në vendet lindore tani ka inflacion dyshifror. Rritjet më të mëdha të pagave janë në Gjermani, Austri dhe Francë, por fushata të mëdha janë duke u zhvilluar edhe në Belgjikë, Spanjë dhe Portugali. Në të gjitha vendet ku ekziston një pagë minimale ligjore, po ndërmerren veprime në dy fronte, duke mbrojtur kategoritë më të varfra me rritje të vendosura me ligj dhe në të njëjtën kohë duke rritur shkallën e pagave me rinovimin e kontratave. Siç ndodhi në Holandë, ku në prill sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve ranë dakord për një sërë rritjesh që mesatarisht shtuan pagat me 3.3%. Ndërsa ka vende, si Luksemburgu apo Qipro, ku nuk është e nevojshme të bëhet kjo, sepse pagat janë të lidhura me inflacionin.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.