Ende kaotike situata në aeroportet në Europë – Heathrow apel kompanive ajrore: Mos shisni më bileta!
Aeroporti londinez i Heathrou i ka kërkuar kompanive ajrore që të mos shesin më bileta, në një moment që pasagjerët që mund të fluturojnë duhet të jenë deri në 100 mijë në ditë, deri në 11 shtator. Në të vërtetë menaxhimi i aeroportit parashikon të paktën 104 mijë në ditë për sezonin e verës, një shifër që është arritur tashmë.
Administratori i deleguar i Heathrow në një letër të hapur për pasagjerët kërkoi falje për vendimin e vështirë, duke siguruar se të gjithë po bëjnë të pamundurën që sa më shumë pasagjerë të fluturojnë. Por duhet shmangur që personeli të rrezikojë shëndetin dhe sigurinë.
Ndërkohë në Spanjë vijon greva e personelit të Ryanair duke krijuar dhe më shumë situata kaotike me fluturimet e anuluara ose të shtyra në kohë. Problemet më të mëdha u regjistruan në aeroportet e Barcelonës, Ibiza dhe Palma di Maiorca. Protestat e personelit që kërkojnë kushte më të mira pune do të vazhdojnë deri në 15 korrik, ndërsa ato të Easyjet deri në 31 korrik
Dhe në Itali është konfurmuar greva e personelit të Ryanair në 17 korrik. Sindikatat në Europë kanë shprehur shqetësime për atë që pritet të ndodhë javët e ardhshme kur pritet dhe eksodi i madh i gushtit për sa i përket turistëve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.