‘Kthesa’ e tregut valutor – Fundjava nis tërësisht ndryshe për monedhat kryesore përballë Lekut!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë të premte duke regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 114.2 lekë dhe është shitur me 115.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka shënuar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke e mbyllur javën pozitivisht teksa blihet mëngjesin e sotëm me 136 lekë dhe shitet me 137.5 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka rikuperuar pikë duke u shfaqur më e fortë këtë të mëngjesi teksa blihet sot me 117.2 lekë dhe shitet me 118.3 lekë në raport me ditën e enjte.
Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane e ka mbyllur javën në kuota konstante pa pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 116.6 lekë dhe është shitur me 117.3 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.