Spanja në ekonominë shqiptare/ 301 mln euro shkëmbime tregtare, vendi i tretë me peshën më të madhe të eksporteve!
“Scan Intel” ka analizuar marrëdhënien tregtare të Shqipërisë me Spanjën për të kuptuar se sa peshë zë në ekonominë shqiptare. Referuar shifrave të “Institutit të Statistikave” gjatë vitit 2021, Spanja është partneri i tretë tregtar me vlerën më të lartë të eksporteve pas Italisë dhe Kosovës duke zënë 6.4% të gjithë tregtisë së mallrave. Vlera e eksporteve me Spanjën arrin në 23.5 mld lekë. E përkthyer në valutë kjo vlerë është rreth 201.5 mln euro. Nga ana tjetër, vlera e importeve me Spanjën për vitin 2021 arrin në 11.5 mld lekë ose 98.4 mln euro. Në total vlera e import/eksporteve arrin 35 mld lekë ose 301 mln euro. Sipas të dhënave marrëdhënia tregtare mes Shqipërisë dhe Spanjës është rikthyer në nivelet e para pandemisë. Gjatë vitit 2019-të vlera e eksporteve me Spanjën regjistrohej 23.8 mld lekë për të rënë në vitin 2020 në 16.6 mld lekë……..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.