Trendi i ri, investim për qiradhënie e rishitje në bregdet – Fjoralba Barjami: Më të kërkuarat zonat atraktive në Jon e Adriatik
Rritja e kërkesës për shtëpi në bregdet ka shtuar edhe më shumë investimet në këto zona ne formen e komplekseve turistike.
Për eksperten e pasurive të paluajtshme Fjoralba Barjami, preferohen më së shumti zonat më atraktive në bregdetin Jon dhe Adriatik, ku kërkesa orientohet në masë të madhe nga vendndodhja dhe cilësia e ndërtimeve, ndërkohë që rëndësi të dorës së parë merr edhe aksesi i tyre nga kryeqyteti.
Ajo çfarë theksohet nga ekspertët është edhe ndryshimi i qëllimit per cfare blihen keto prona si dhe rritja e ndjeshme e interesit nga të huajt dhe emigrantët. Ndërsa dikur dominonte investimi për qëllime banimi, po hyn në skenë gjithnjë e më shumë investimi për qiradhënie dhe rishitje.
Kohet e fundit ajo çfarë vihet re në tregun e pasurive te paluajtshme është edhe rritja e çmimeve ku janë disa faktorëve që kanë shenjuar këtë trend.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.