Sërish ‘kaos’ në tregun valutor – Java mbyllet negativisht për monedhat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa blihet sot me 113.4 lekë dhe shitet me 114.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar rënie teksa blihet sot me 137.4 lekë dhe shitet me 138.6 lekë në raport me ditën e djeshme.
Referuar tregut të brendshëm valutor Monedha europiane ka humbur edhe ajo pikë këtë të premte teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 116.4 lekë dhe është shitur me 117.1 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 118.2 lekë dhe shitet me 119.2 lekë duke humbur pikë ën raport me monedhën vendase.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.