“AKSHI, i paaftë e me pikëpyetje në integritet” – Kallanxhi: Nuk dihet ende pesha e dëmit nga sulmet kibernetike, te rekrutohen IT të aftë
Dështimi në sigurimin e një barriere minimale mbrojtëse kundrejt sulmeve kibernetike që janë ndërmarrë së fundmi ndaj sistemeve digjitale shqiptare, jo vetëm ka nxjerrë në pah keqpërdorimin e qindra milionë eurove investime, por edhe problemet me personelin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi thotë se stafi i AKSHI-t jo vetëm që nuk është në nivelin e duhur sa i përket standardeve profesionale, por shfaq edhe probleme me inegritetin.
Kallanxhi thotë se Qeveria duhet të gjejë formulën që AKSHI, ashtu si dhe Agjencitë e tjera të jetë në gjendje të rekrutojë profesionistë të niveleve të larta, por edhe me integritet.
Kallanxhi thotë se ende nuk dihet me saktësi niveli i dëmit që i është shkaktuar sistemeve tona dixhitale, por më shqetësuese është si mund të keqpërdoren në të ardhmen të dhënat e vjedhura nga data-base-t e shtetit shqiptar.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.