BE ende e përçarë për kufirin e çmimit të gazit – Pas 10 orë bisedimesh palët nuk arritën dot një marrëveshje
Ministrat e energjisë së Bashkimit Europian mbeten të përcarë për sa i përket vendosjes së një kufiri për cmimin e gazit dhe pas 10 orë bisedimesh për një ndërhyrje në tregun e gazit natyror.
Bashkimi Europian po përpiqet prej nuajsh të zgjidhë një sërë cështjesh të rëndësishme si vendosja e kufirit të cmimit të gazit por dhe mënyra e blerjes dhe sasi. Pas takimit të 24 nëntorit, ministrat europianë të energjisë u takuan sërish në Bruksel në përpjekje për të arritur një konsensus mbi këto cështje para samitit Bashkimit Europian këtë javë.
Pas takimit ministri gjerman për cështjet ekonomike dhe veprimet për klimën Robert Habeck, u shpreh se takimi nuk zgjidhi dot të gjithë cështjet, në një moment që palët nuk arritën një marrëveshje. Mekanizmi pritet të aktivizohet dhe cmimi do të fiksohet në 275 euro për megavat orë, në momentin që luhatjet në tregun europian të jenë në kushtet e mëparshme.
Gjithësesi, vende anëtare të Bashkimit Eurooian si Belgjika, Greqia, Italia dhe Polonia pretendojnë se cmimi prej 275 euro nuk është i përshtatshëm dhe kërkojnë që kufiri të jetë në 220 euro për megavat orë.
Këto vende argumentojnë se vetëm kthesa shumë agresive në cmimet e gazit mund të reduktojnë impaktin e një krize energjetike të paprecedentë për konsumatorët dhe sipërmarrjet në Bashkimin Europian.
Gjithësesi vende si Gjermania, Holanda dhe Danimarka shprehën shqetësimin se një kufi i papërshtatshëm i cmimit të gazit mund të dëmtojë dhe më shumë furnizimin dhe të vendosë në rrezik sigurinë energjetike. Ata kërkuan më shumë kujdes në vendosjen e një kufiri për cmimin. Ministrat europianë të energjisë pritet të takohen sërish në 19 dhjetor për të diskutuar për këtë temë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.