Kallashnikovi, prodhimi më i eksportuar rus – Arma e zjarrit, 40% më shumë prodhim gjatë vitit 2022
Prodhuesit e armës së zjarrit kallashnikov në Rusi konfirmuan se prodhimi iarmëve të lehta ushtarake dhe civile ka tejkaluar me 40% rezultatet e vitit 2021. Arma mbetet prodhimi rus më i eksportuar.
Vitin e fundit ‘kallashnikov’ ka përfunduar 45 kontrata të porositura nga kompleksi shtetëror rus i luftës, 24 kontrata eksporti në bazë të bashkëpunimit ushtarak-teknik me vendet e huaja dhe punë të planifikuara për organizimin e prodhimit të licencuar në kuadër të një kontrate. Këto konsiderohen si kontratat më të mëdha në historinë e kompanisë.
Kompania “Kallashnikov” njoftoi gjithashtu nisjen e armëve të reja të vëna në prodhim në vitin 2022.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.