Bursat europiane i rikthehen fitimeve – Mbështeten nga procesverbali i takimit të fundit të FED
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi humori i investitorëve është përmirësuar nga procesverbali i takimit të fundi të Rezervës Federale, që tregoi se politikëbërësit janë të vendosur për të luftuar inflacionin.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë dhe i teknologjisë kryesojnë fitimet, në rritje me rreth 0.9%. Në procesverbalin e takimit të Bankës Qendrore Amerikane thuhet se “inflacioni po qëndron shumë larg objektivit prej 2%, ndërsa tregu i punës është në gjendje mjaft të mirë, duke shtuar presionin mbi pagat dhe çmimet”. Ndërkohë, shumica e tregjeve aziatike patën një performancë mikse, gjatë sesionit të sotëm.
Investitorët janë të fokusuar edhe te fitimet tremujore të korporatave dhe sot pritet të publikojë bilancet e tyre kompani si Rolls-Royce, BAE Systems, Heathrow, Anglo American, Deutsche Telekom dhe AXA. Gjithashtu, pritet të publikohen edhe të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.