Tregjet europiane i rikthehen humbjeve – Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përllogarisin efektet që do të ketë në ekonomi rritja e interesave në SHBA. Presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi në Kongres se inflacioni do të qëndrojë i lartë për një kohë më të gjatë dhe për këtë arsye nevojiten politika monetare më agresive. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.3%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.
Për shkak të të dhënave pozitive ekonomike në SHBA, Powell deklaroi se banka qendrore ka më shumë hapësira për të vijuar me rritjen e interesave. Gjithashtu, presidenti i bankës qendrore amerikane do të vijojë dëshminë e tij edhe sot përpara ligjvënësve. Edhe shumica e tregjeve amerikane dhe atyre aziatike patën një tendencë në rënie. Referuar të dhënave në Eurozonë, prodhimi industrial në Gjermani u rrit me 3.5% gjatë janarit, kundrejt parashikimeve për një rritje me 1.4%.
Për sa i përket korporatave, e gjithë vëmendja do të jetë te kompania Tesla, e cila do të publikojë planet e saj për të ardhmen. Gjatë vitit të kaluar, aksionet e kompanisë së prodhimit të automjeteve elektrike u rritën me rreth 57%.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.