Polonia dyfishon rezervat e qymyrit – Sindikatat, në protestë: Pjesa më e madhe vjen nga importi
Rezervat e qymyrit të Polonisë kryesisht nga importi pothuajse janë dyfishuar që nga viti i kaluar, duke bërë që një sindikatë e fuqishme të paralajmërojë për pasojat ndaj minatorëve, vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.
Sipas sindikalistëve, kompanitë shtetërore importojnë sasi të mëdha qymyrguri, ndërsa qymyri i nxjerrë nga minierat polake nuk po grumbullohet.
Stoqet e qymyrit u rritën me 83% në 10.8 milionë ton në maj krahasuar me një vit më parë. Qeveria polake, e cila ndaloi importet ruse të qymyrit në mars 2022, nxiti prodhuesit shtetërorë të energjisë të importonin shumë nga vende si Kolumbia, Kazakistani dhe Afrika e Jugut për të shmangur mungesat.
Qymyri ka qenë prej kohësh i rëndësishëm politikisht në Poloni, ku rreth 75,000 persona janë të punësuar si minatorë dhe miliona familje varen nga qymyri për ngrohje. Fabrikat e vjetruara prodhojnë rreth 70% të energjisë elektrike të vendit.
Dorian Koça/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.