Bashkitë kërkojnë më shumë para’ për të ofruar shërbime – Mazniku: Rritje e transfertës prej 14-20%. Kryebashkiakët: Nuk mjafton!
Transferta për 61 bashkitë në vend për vitin e ardhshëm do të jetë 35 miliardë lekë, duke njohur një rritje prej rreth 5 miliardë lekë në raport më 2023.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur në komisionin e Çështjeve Ligjore, se bashkitë do të kenë një rritje të transfertës prej 14-20%.
Por për përfaqësuesit e pushtetit vendor, fondet janë të pamjaftueshme për të përmbushur funksionet e deleguara dhe për të ofruar shërbime me standard.
Buxheti për pushtetin vendor për vitin 2024 parashikohet në 71 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.