A vendos Brukseli 80 % të ligjeve europiane?
Sa nga legjislacioni europian vjen nga Bashkimi Europian? Ka qenë një debat i zgjatur për shumë vite tani me politikanë të shumtë euroskeptikë dhe madje eurofilë që pretendojnë se BE-ja imponon 80% të ligjeve të saj mbi shtetet anëtare.
Problemi me përcaktimin e sasisë së ligjeve është gjetja e shifrave të sakta dhe të fundit.
Studimet e mëparshme që shqyrtonin këtë zbuluan se ndikimi i BE-së ishte dukshëm më i vogël: më shumë se 20-25%, sipas këtij studimi francez të vitit 2009.
Shumica e studimeve pohojnë se ndërsa BE-ja rregullon shumë disa fusha, përgjigja nuk është aq e drejtpërdrejtë.
Kjo për shkak se, në disa fusha, Brukseli tenton të ndikojë shumë në politika të caktuara, ndërsa fusha të tjera u lihen vendeve anëtare për të vendosur.
Europa ka fusha ose fusha politikash me përqindje të larta (më shumë se 50%) të ligjeve të europianizuara në fushën e bujqësisë, politikës mjedisore dhe në fushën e ekonomisë.
Dhe gjithashtu ka fusha me përqindje më të ulët të ligjeve që vijnë nga BE-ja (shumë nën 50%) në fushën e punës dhe punësimit, në sigurinë e brendshme dhe gjithashtu në shëndetësi.
Pse ky ndryshim i madh midis fushave të shumta? Kjo për shkak se disa legjislacione të BE-së nevojiten në një nivel më të gjerë për të qenë më efektiv, për shembull, në rastin e migrimit ose ndryshimeve klimatike.
Shumë nga ligjet që vijnë historikisht nga Brukseli kanë qenë kryesisht teknike si rregullimi i doganave dhe është më mirë të fokusohemi në cilësinë dhe jo në sasinë e legjislacionit që vjen nga BE.
Fraza mund t’i atribuohet Jacques Delors, ish-presidentit të Komisionit Europian nga viti 1985 deri në 1995.
Delors luajti një rol kyç në krijimin e tregut të vetëm, euros dhe Bashkimit Evropian modern. Ai një herë tha në një fjalim se deri në vitin 2000, “80% e legjislacionit ekonomik do të jetë me origjinë komunitare”. Fraza ngeci dhe që atëherë është përsëritur rregullisht dhe përdoret për të përhapur dezinformata.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.