Britania krijon fondin e karburantit bërthamor – Objektivi kryesor, reduktimi i varësisë së vendit nga Rusia
Britania e Madhe autorizon tashmë aplikimet për fondin prej 75 milionë paund, me synimin për të ndihmuar në rritjen e prodhimit vendas të karburantit bërthamor për termocentralet dhe reduktimin e varësisë nga furnizimet me uranium rus.
Fondi, i shpallur në muajin korrik të vitit që lamë pas, do të japë grante për bizneset e përfshira në konvertimin e uraniumit, një fazë kycë në procesin e krijimin të karburantit bërthamor nga metali. Ai do të qëndrojë i hapur për aplikime deri në 20 shkurt të këtij viti. Rusia aktualisht zotëron rreth 20% të kapacitetit global të konvertimit të uraniumit.
Ministri britanik për energjinë dhe klimën, Graham Stuart, u shpreh se cmimet rekord të gazit në nivel global, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, kanë nxjerrë në pah nevojën për më shumë energji të rinovueshme të prodhuar në vend, por dhe për energji bërthamore të prodhuar nga Britania e madhe. Ai theksoi se tashmë është një nevojë e domosdoshme që të ndërtohen më shumë hidrocentrale dhe të zhvillohen kapacitete të karburantit vendas.
Deri në 13 milion paund nga ky fond i janë dhënë tashmë zonës së prodhimit të karburantit bërthamor Springfields në veriperëndim të vendit.
Furnizimi me energji është një nga objektivat kryesorë që kur pushtimi rus i Ukrainës rriti ndjeshëm kostot. Shtesat e planifikuara në kapacitetin e prodhimit të energjisë bërthamore do të reduktojnë varësinë e Britanisë nga gazi natyror, që furnizoi rreth 45% të prodhimit në vitin 2021.
Britania në muajin nëntor deklaroi se do të bëhej aksionere me 50% në projektin bërthamor ‘Sizewell C’ duke siguruar 700 milionë paund financim për centralin, i cili është planifikuar të ndërtohet në Anglinë juglindore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.