Fytyra e Messit në monedhën pesos – Ideja e veçantë e piktorit argjentinas
Një artist në Argjentinë ka gjetur një mënyrë të vecantë për të rritur vlerën e monedhës vendase aktualisht të shkatërruar nga inflacioni. Ai ka vendosur të pikturojë mbi ‘to yllin e futbollit Lionel Messi.
Me monedhën vendase që ka humbur shumë nga vlera e saj si pasojë e nivelit rekord të inflacionit, artisti Sergio Guillermo Diaz ka zëvendësuar kanavacën tradicionale me pezon. Ai shprehet se veprat e tij të artit në pezo, shpesh marrin një vlerë më të lartë se ajo e kartëmonedhës origjinale.
Sipas Diaz, arti i tij është gjithashtu një deklaratë e zymtë për situatën aktuale ekonomike të Argjentinës. Në mes të një krize financiare që po zgjat në kohë, inflacioni është në rrugën e duhur për të arritur 100% në Argjentinë, një situatë që ka vënë 40% të popullsisë së vendit përballë varfërisë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.