Bursat europiane e mbyllin javën në rritje – Investitorët, të fokusuar te samiti i G7-ës që mbahet në Japoni
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi pritshmëritë për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë rritur besimin e investitorëve. Indeksi Dax i Franfkurtit ka prekur nivelin më të lartë që nga janari i vitit 2022. Ndërsa, indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me rreth 0.3%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv. Sektori minerar dhe ai i teknologjisë kryesojnë fitimet, në rritje me rreth 1%.
Investitorët do të jetë të fokusuar edhe te samiti i G7-ës, që filloi sot në Hiroshima të Japonisë dhe përfundon të dielën. Liderët e 7 ekonomive më të mëdha të botës do të diskutojnë mbi tregtinë dhe sigurinë.
Marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë dhe sanksionet ndaj Moskës zyrtare pritet të dominojnë axhendën. Sipas informacioneve, në takim mund të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Ndërkohë, shumica e tregjeve aziatike janë zgjeruar fitimet, ndërsa indeksi i Tokyos, Nikkei ka prekur nivelin më të lartë që nga viti 1990.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.