Bursat europiane, me ndryshime minimale – Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po vlerësojnë parashikimet mbi ekonominë, në një kohë që bankat qendrore po shtrëngojnë politikat monetare. Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA, do të publikohen më vonë gjatë javës.
Ndërkohë, të premten e kaluar, indeksi pan-Europian Stoxx 600 e mbylli sesionin në rënie me rreth 1%, pasi të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar treguan se Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në linjë edhe me parashikimet e analistëve.
Sipas një sondazhi të Dow Jones, analistët parashikojnë një rritje të inflacionit me 0.4% me bazë mujore dhe me 6.2% me bazë vjetore. Gjatë fillimit të këtij viti, tregjet e aksioneve janë rritur ndjeshëm, ndërsa performancën më të mirë e ka realizuar sektori i teknologjisë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.