Ceo më e paguar në Britaninë e Madhe – Polemika për pagën prej 281 milionë dollarë
Shpërblimi i Denise Coates, themelueses dhe CEO i kompanisë së basteve Bet365, për vitin e kaluar financiar arriti në 281 milionë dollarë. Ajo është gruaja më e paguar në Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga më të paguarat ndërkombëtarisht, por shuma e pagës së saj po shkakton polemika, veçanërisht pasi Britania përballet me një krizë të kostos së jetesës.
Coates, e cila është gjithashtu aksionere e shumicës së Bet365, mori të paktën 50% të dividentit total prej 127 milionë dollarësh të shpërndarë nga kompania, përveç pagës prej 281 milionë dollarësh.
Paga e saj u rrit me 10 milionë dollarë në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse Bet365 kishte një humbje para taksave prej 77 milionë dollarësh. Kompania ia atribuon këto humbje një rritjeje të ndjeshme të kostove, lidhur me hyrjen në tregje të reja.
Në çdo rast, masa e shpërblimit të saj shkakton reagime. Sipas përfaqësuesve të Qendrës së Pagave të Larta në vend, njerëzit meritojnë të shpërblehen për inovacionin dhe suksesin, por ka një pikëpyetje për atë se çfarë është e kujdesshme dhe proporcionale.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.