Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 103.4 lekë dhe shitet me 104.4 lekë duke e nisur ditën në kuota të qëndrueshme në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane blihet sot më 112.8 lekë dhe shitet me 113.4 lekë duke vijuar të qëndrojë nën vlerën e 113 lekë teksa vijon të ndjekë një kurbë negative në raport me ditën e hënë.
Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të konsiderueshme ditën e sotme pasi edhe ajo sikurse Euro ka rënë nën nivelin e 113 lekë duke u blerë sot me 112.7 lekë dhe duke u shitur me 113.7 lekë në raport me një ditë më parë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik edhe pse në dukje i qëndrueshëm ka humbur pikë teksa është blerë sot me 127.8 lekë dhe është shitur me 129 lekë në raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.