Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor – A vijon edhe sot rënie e monedha kryesore përballë lekut?
Dollari amerikan është blerë sot me 95.7 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane vijon të ruaj relativisht të njëjtat kuota sikurse edhe ditën e martë duke u blerë sot me 103.8 lekë dhe duke u shitur me 104.5 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu vijon të qëndrojë në kuota rënëse përballë monedhës vendase teksa është blerë sot në raport me dje me 106.6 lekë dhe është shitur me 108 lekë.
Paundi britanik bën përjashtim sikurse edhe ditën e djeshme duke qëndruar pozitiv përballë Lekut duke u blerë sot me 118.5 lekë dhe duke u shitur me 120 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.