Çfarë përfitimesh sjell Censi për fermerët? – Rrapaj: Është ndihmë direkte. Njihet situata reale e sektorit
Censi i Bujqësisë konsiderohet si një ndihmë direkte për fermerët. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesi Shqiptar Agim Rrapaj, shprehet se ky proces do të jetë produktiv pasi jep një pasqyrë reale të sektorit dhe si i tillë duhet marrë seriozisht nga fermerët.
Nga ana tjetër ky proces pritet të ndikojë edhe në politikat që Ministria e Bujqësisë ndërmerr për sektorin.
Prej më shumë se një dekade në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë ka mungesë të theksuar të të dhënave, për shkak edhe të ecurisë përgjatë këtyre viteve dhe fenomenit të emigrimit.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.