Çfarë po fuqizon eksportet bujqësore? – Civici: Risitë e këtij viti, produktet shqiptare blihen më shtrenjtë
Eksportet bujqësorë drejt tregjeve rajonale, europiane dhe jo vetëm, po tregojnë performancë në rritje si në sasi ashtu edhe në vlerë, respektivisht me 5% dhe 19 % në 7 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-shit.
Në një intervistë për SCAN, Zv.Ministri i Bujqësisë, Enio Civici, tregon se cilat janë risitë sa i takon tregtisë së produkteve “Made in Albania” jashtë kufijve gjatë këtij viti.
Nga ana tjetër, fakti që eksportet kanë një rritje më të lartë në vlerë, është një tregues për cilësinë e tyre dhe kërkesën më të lartë nga tregjet ndërkombëtare.
Eksportet bujqësore janë të shtrira në thuajse 80 shtete të botës dhe partnerët kryesore janë Italia, Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.