Cilat janë arsyet që patatja kushton më shtrenjtë? – Gjeta: Braktisja e fshatrave po sjell ulje të prodhimit
Një ndër arsyet e rritjes së çmimeve të produkteve bujqësor në vend dhe më specifikisht i patates, është shpopullimi i fshatrave. Agronomi Zef Gjeta shprehet se kjo situatë do të vijojë.
Produkti i patates po kushton më shumë për qytetarët shqiptarë dhe kjo vjen për një sërë faktorësh. Në një intervistë për SCAN, eksperti i bujqësisë Zef Gjeta, thekson se përpos thatësirës, mungesa e fuqisë punëtore në fshatra është një tjetër arsye thelbësore.
Por sipas tij lajmi i keq është që ky trend do të vijojë edhe përgjatë këtij viti.
Së fundmi Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim Strategjinë Kombëtare për zhvillimin e Agroturizmit, e cila ndër të tjera synon rigjallërimin e zonave rurale përmes krijimit të mundësive për punësim.
Elisabeta Dosku/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.