Drejtues për një ditë! 40 nxënës të programit “Junior Achievement” marrin pozicione drejtuese në kompani private
40 nxënës nga gjimnaze të ndryshme të vendit të cilët kanë ndjekur programin e “Junior Achievement of Albania,” kanë sfiduar veten duke u bërë drejtues për një ditë në kompani të ndryshme private të cilat hapën dyert për të mirëpritur të rinjtë. Disa prej gjimnazistëve u mirëpritën nga kompania Balfin Group.
Por ndërsa të rinjtë treguan se janë gati për tregun e punës, Ministria e Sipërmarrjes iu jep edhe mundësinë për të ndërtuar startup-et e tyre.
Gjimnazistët janë trajnuar për një periudhë 6 mujore përmes një moduli mësimor të “Junior Achivement of Albania, organizatë e dedikuar në edukimin e nxënësve prej 10 vitesh, në përgatitjen e fuqisë punëtore dhe sipërmarrjes përmes programeve praktike. Në fund të eventit janë ndarë edhe certifikatat për të rinjtë që u përballën me tregun e punës.
Elisabeta Dosku/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.