“Dritë” në tunelin e Murrizit – Përfundon gërmimi, Balluku: Punimet mbyllen tërësisht vitin e ardhshëm
Tuneli i Murrizit, që është vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit është hapur tërësisht.
Pas vështirësive të krijuara për shkak të gjeologjisë së tokës, pas fazës së gërmimeve do të nisë faza tjetër e betonimit, duke i hapur rrugë përfundimit të punimeve.
Ndërkaq, Balluku bëri me dije se pavarësisht zgjatjes së punimeve, buxheti I shtetit nuk ka akorduar fonde shtesë, pasi risqet ishin parashikuar në kontratën e partenritetit publik privat.
Me gërmimin e tunelit, punimet në rrugën e Arbrit hyjnë në fazën përfundimtare, ndërkohë që sipas ministres vepra përfundon vitin e ardhshëm.
Ola Mitre /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.