E djathta ekstreme, pengesë për tranzicionin e gjelbër – Zgjedhjet e ardhshme ndryshojnë orientimin e parlamentit europian
Reagimi ndaj përpjekjeve për të menaxhuar ndryshimet klimatike brenda Bashkimit Europian do të përhapet në parlament me zgjedhjet e këtij viti. Suksesi në rritje i partive nacionaliste në të gjithë kontinentin kërcënon të minojë forcat pro-mjedisore. Kjo do të forcojë një lidhje midis politikanëve konservatorë dhe përfaqësuesve të ekstremit të djathtë të kujdesshëm ndaj kostove industriale dhe sociale të tranzicionit të energjisë së pastër.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nisi një seri iniciativash për të siguruar që ‘blloku prej 27 vendesh anëtare’ të arrijnë zero emetime karboni deri në vitin 2050, duke reduktuar ose kompensuar ndjeshëm të gjitha gazrat serë. Parlamenti Europian, i cili harton legjislacionin e BE-së në bashkëpunim me shtetet anëtare, tradicionalisht ka qenë një mbështetës i vendosur i politikave të gjelbra. Megjithatë, suksesi i fundit elektoral i partive të ekstremit të djathtë në Itali, Holandë dhe gjetkë sugjeron se prioritetet po ndryshojnë. Nëse socialistët tradicionalisht pro-mjedisor dhe eurodeputetët e Gjelbër humbasin terren në zgjedhjet e ardhshme, atëherë fokusi ekologjik i Parlamentit Europian nuk do të jetë aq i qartë.
Në nëntor, anëtarët e Parlamentit Europian mbrojtën një projektligj për të kufizuar përdorimin e pesticideve në bujqësi, një shtyllë e strategjisë së gjelbër të Komisionit Europian. Arsyeja ishte se deputetët konservatorë dhe të djathtë iu përgjigjën presionit nga industria bujqësore. Në të njëjtën ditë, dhoma rishikoi objektivat e saj për reduktimin dhe ripërdorimin e paketës financiare. Sondazhet tregojnë se anëtarët radikalë të Parlamentit do të shtohen në numër, por ka të ngjarë të mbeten pakicë.
Grupi Identiteti dhe Demokracia, i cili përfshin partinë e Marine Le Pen në Francë dhe Partinë Holandeze të Lirisë të udhëhequr nga Geert Wilders, është në rrugën e duhur për të fituar 12% të vendeve, sipas llogaritjeve të Breakingviews dhe bazuar në sondazhet e disponueshme që nga 4 dhjetori 2023. Më pas vjen grupi me ‘Konservatorët dhe Reformistët Europianë’, duke përfshirë Fratelli d’Italia të kryeministres italiane Giorgia Meloni. Fidez i kryeministrit hungarez Viktor Orbán dhe deputetët anti-mjedisorë mund të fitojnë në rastin më të mirë 190 vende, ose 26% të totalit, nga rreth 22% tani.
Megjithatë, shqetësimet se plani i BE-së për një tranzicion të shpejtë klimatik që mund të lërë prapa shumë punëtorë me të ardhura të ulëta dhe të imponojë kosto të rënda për qytetarët, mund të kenë një impakt shumë më të gjerë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.