“Ekonomia, ndikime nga ndryshimet klimatike” – Sejko: Institucionet të angazhohen në plane konkrete për të minimizuar risqet
“Ndryshimet klimatike do të kenë implikime të gjera për ekonominë, sistemin financiar dhe shoqërinë në përgjithësi, ndaj autoritetet publike duhet të angazhohen në plane e strategji konkrete për të minimizuar ndikimin e tyre dhe për të arritur një zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm”. Ky është qëndrimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë konferencës ku u prezantua raporti i Tranzicionit 2023 – 2024, i hartuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pjesë e këtij raporti është edhe tranzicioni i gjelbër, ndërkohë që duke marrë në konsideratë riskun e shtuar, Sejko tha se Banka e Shqipërisë po punon në tre drejtime.
Sejko solli në vëmendje dhe shifrat që tregojnë sesa vulnerabël është vendi ynë nga ndryshimet klimatike.
Raporti i BERZH nxorri në pah se pjesa dërrmuese e qytetarëve shipqatre janë të shqetësuar për degradimin mjedisor dhe ndryshimet klimatike, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë të gatshëm të paguajnë dhe taksa shtesë për politika në mbrojtjen e mjedisit. Ndërkaq, sa I takon politikave në kuadër të tranzicionit t gjelbër raporti thekson rëndëisnë e investimeve më të mëdha në energji të rinovueshme dhe në diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, si një hap që garanton edhe siguri në furnizim.
Ola Mitre/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.