“Minierë ari” në Malësinë e Madhe – Bimët mjekësore, 15 mijë ton eksport në vit
Rreth 6000 ha më shumë sipërfaqe me bimë medicinale kryesisht sherebelë, është mbjellë gjatë vitit që lamë pas në Malësinë e Madhe. Nënkryetari i kësaj bashkie Syti Ndrecaj ka thënë për SCAN TV se interesi është shumë i lartë në kultivimin e bimëve aromatiko-mjeksore, e cila ka rritur numrin e të punësuarve.
Duke qënë se Malësia e Madhe është prodhuesja më e madhe bimëve aromatike dhe medicinale në gjithë vendin, Ndrecaj ka evidentuar edhe problematikat, ku sipas tij zhvlerësimi i euros ka dhënë impakt tek eksportet.
Në 10 vitet e fundit janë rreth 4 mijë familje në Malësinë e Madhe që merren me kultivimin e bimëve aromatiko-mjekësore. Në këtë zonë ushtrojnë aktivitet 5 kompani grumbulluese, përpunimi e paketimi ku eksporti është orientuar kryesisht drejt Amerikës, Gjermanisë etj, ku në një vit eksportohet mbi 15 mijë tonë.
Alida Lula/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.