Ndryshon sërish ligji i turizmit – Ndër të tjera synohet reduktimi i informalitetit
Pas konsultimit publik, është publikuar në Kuvend ligji “Për Turizmin” ku janë rishikuar ndryshimet si rezultat i mangësive dhe problematikave. Synim i këtij projektligji është reduktimi i informalitetit, duke parashikur rregullime ligjore për kategori të reja të strukturave akomoduese.
Ndryshimet janë orientuar drejt lehtësimit të procedurave të ushtrimit të veprimtarive turistike, me qëllim krijimin e një klime miqësore me biznesin, gjithashtu përmes këtij projektligji do të bëhet riorganizimi i insititucioneve përgjegjëse në fushën e turizmit.
Ndërkaq, gjatë procesit të hartimit të projektligjit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, kanë organizuar tryeza konsultimi me grupet e interesit e ku janë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave të ushtrimit të veprimtarisë, përmirësimit të infrastrukturë etj.
Ndërkaq efektet e pritshme nga ndryshimet e propozuara nisin nga reduktimi i informalitetit, krijimi i një klime të favorshme për subjekte që ushtrojnë veprimtari turistike, rritja e sigurisë së turistëve.
Gjithashtu një tjetër pritshmëri e këtyre ndryshimeve është dhe gjithëpërfshirja e pushtetit vendor, subjekteve që ushtrojnë veprimtari turistike, zhvillimi I turizmit përgjatë gjithë vitit përmes nxitjes së veprimtarive turistike në zonat rurale, natyrore, muzeale e historike.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.