“Errësohet” ekonomia gjermane – 40% e sipërmarrjeve paralajmërojnë rënie të prodhimit
Katër sipërmarrje gjermane në dhjetë parashikojnë një kontraktim të aktivitetit të tyre gjatë vitit 2023, sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti gjerman i ekonomisë, që thekson se një nga arsyet kryesore është cmimi i lartë i anergjisë, dhe problemet në zinxhirin e furnizimeve për shkak të luftës aktuale në Ukrainë.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters që ka publikuar këtë sondazh, rreziku i mungesës së gazit në stinën e dimrit 2022/23 nuk është më i pranishëm njësoj si në verën e vitit 2022, por edhe cmimet e energjisë janë ulur që atëherë. Gjithsesi mbeten në një nivel të lartë dhe nuk mund të përjashtohen ndërprerjet në prodhim.
Gjithashtu vetëm gjatë vitit 2023 do të jetë e qartë se në cfarë mase do të jetë e mundur të krijohet një ofertë e gjerë për gaz dhe energji për dimrin e ardhshëm si dhe për ndërprerjet që mund të ndodhin këtë vit.
Sondazhi i kryer në rreth 2500 sipërmarrje, thekson se pothuajse një e treta e sipërmarrjeve parashikon një bllokim të prodhimit, ndërsa pjesa e mbetur parashikon një rritje të aktitivetit.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e Gjermanisë, më e madhja në Europë, duhet të pësojë një kontraktim prej 0.3% këtë vit, që është dhe niveli më i lartë mes vendeve të G7-ës, për shkak ndërprerjes së papritur të furnizimeve me gaz nga Rusia, aktualisht ish furnizuesja kryesore.
Perspektivat janë vecanërisht negative në sektorin e ndërtimit në Gjermani, ku më shumë se gjysma e sipërmarrjeve të pyetura parashikojnë një rënie të prodhimit dhe vetëm 15% një rritje të aktiviteteve.
Panorama e paraqitur është pak më e mirë se ajo e industrisë ku 39% e sipërmarrjeve të pyetura parashikojnë një rënie, të udhëhequr nga një vlerësim i kujdesshëm në sektorin e konsumit dhe industrisë bazë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.