Europa rrezikon një krizë të re refugjatësh – Egjipti, Libani dhe Jordania janë në gjendje të vështirë financiare
Lufta në Gaza po përkeqëson kushtet tashmë të rënda ekonomike në Egjipt, Liban dhe Jordani. Perëndimit dhe veçanërisht Bashkimit Europian mund t’i duhet të përgatiten për një krizë tjetër refugjatësh, pavarësisht nga ndihma financiare që do t’u japin. Në katër muajt e fundit, rreth 29.000 palestinezë janë vrarë nga sulmi i Izraelit në Gaza pasi Hamasi ndërmori një sulm në tokën izraelite, duke lënë 1.200 të vdekur.
Efektet e kësaj lufte shtrihen shumë përtej fushëbetejave. Egjipti dhe Libani po mbyten në borxhe, duke arritur përkatësisht 93% dhe 280% të PBB-së, sipas FMN. Të ardhurat nga turizmi, ‘gjaku’ i ekonomive në rajon, veçanërisht në Liban, ranë 45% në tetor në krahasim me 2022-shin.
Nëse konflikti vazhdon edhe për tre muaj të tjerë, do të shkaktojë një humbje prej 10 miliardë dollarësh në PBB-në e Libanit, Egjiptit dhe të Jordanisë; si dhe do të arrijë në 18 miliardë dollarë, me një shtyrje deri në verë. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz në të tre vendet mund të bien në varfëri.
Kriza aktuale e Libanit daton të paktën që nga viti 2020, kur një shpërthim në portin e Bejrutit vrau më shumë se 200 njerëz. Që atëherë, monedha libaneze ka humbur rreth 98% të vlerës së saj ndaj dollarit në tregun paralel dhe inflacioni treshifror ka zhdukur të ardhurat. GDP-ja e vendit është më shumë se përgjysmuar midis 2019 dhe 2022, por qeveria nuk po ecën përpara me reformat e premtuara ekonomike dhe publike në mënyrë që të lirojë fonde nga FMN.
Situata është po aq problematike në Egjipt, për shkak të një qëndrimi të ngjashëm të presidentit Abdel Fattah al-Sisi. Të ardhurat nga Kanali i Suezit, një burim kryesor i këmbimit valutor, ranë me 50% në janar krahasuar me 2023-shin.
Përveç kësaj, mungesa kronike e besimit të investitorëve çoi në dalje të mëdha kapitali. Në dhjetor 2022, FMN miratoi huanë e katërt për Egjiptin prej 3 miliardë dollarësh. FMN-ja e mbajti një pjesë të saj pas reformave të vonuara. Një problem më kompleks është se ushtria kontrollon kompanitë e ujit të ambalazhuar, baxhot, zinxhirët e stacioneve të benzinës dhe madje edhe mediat lokale.
E gjithë kjo e lë Europën në disavantazh. Mbajtja e ndihmës nga vendet shumë të mëdha për t’u rrëzuar për shkak të elitave të korruptuara mund të përshpejtojë një krizë të paqëndrueshme. Prandaj BE po nxiton të finalizojë një hua me Egjiptin për të siguruar që të evakuuarit e Gazës të mos arrijnë në brigjet e saj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.