Shpërndarje porosish nga ajri – Gjermania përdor për herë të parë dronët
Një kompani në Lidenscheid, në shtetin e Rhein-Vestfalisë së Veriut, ishte e para në Gjermani që nisi dërgimin e paketave me dron. Prodhuesit e këtyre dronëve u shprehën se këto janë fluturime të linjës për logjistikën ditore të shpejtë nga ajri dhe miqësore me mjedisin.
Droni ‘Auriol’ mund të dërgojë deri në 80 pako në ditë, duke fluturuar mbi kaosin e trafikut rrugor. Kompanitë 3EA planifikon të rrisë prodhimin dhe operatori planifikon të zgjerojë zonën që mbulon, potencialisht të gjithë Gjermaninë dhe Europën.
Të tre kompanitë theksuan se dronët nuk kërkojnë pilotin e tyre, sepse do të monitorohen njëkohësisht nga dhoma e kontrollit dhe do të ndërhyhet vetëm sipas nevojës.
‘Auriol’ ka kapëse për marrjen e paketave deri në 6.5 kilogramë dhe dërgimin e tyre me saktësi milimetrash. Droni mund të fluturojë deri në 45 minuta me një shpejtësi deri në 65 kilometra në orë. Administrata Federale e Aviacionit e lejoi operacionin pas dy vjet e gjysmë fluturime testuese.
Operatorët fillimisht janë të fokusuar në sektorin industrial. Auriol ka një parashutë për siguri, për të mbrojtur pajisjen dhe ngarkesën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.