Linjat ajrore testojnë tolerancën e pasagjerëve – “Deri sa shtrenjtë mund të paguajnë për të udhëtuar”
Linjat ajrore amerikane dhe europiane do të synojnë të rrisin fitimet përsëri këtë vit me çmime më të larta të biletave, ndërsa përpiqen të shtrydhin atë që munden nga bumi i udhëtimeve pas COVID dhe të zbusin kostot më të larta mes mungesave të vazhdueshme të avionëve. Lajmi u konfirmua nga investitorët dhe drejtuesit.
Transportuesit kryesorë po përpiqen të bëjnë më shumë fluturime për të përmbushur kërkesën, por po hasin në vështirësi për shkak të vonesave në dërgesat e avionëve të rinj nga Airbus dhe Boeing. Furnizimet e kufizuara, nga ana tjetër, po i mbajnë tarifat ajrore të larta, duke i lejuar transportuesit të kalojnë kosto më të larta të karburantit të avionëve, fuqisë punëtore dhe mirëmbajtjes. Kjo ka dërguar të ardhurat mesatare për pasagjer – të njohura në industri si rendimente dhe një tregues për fuqinë e çmimeve të linjave ajrore – në 6.2% vitin e kaluar, viti i katërt radhazi i rritjes, sipas të dhënave nga organi global i tregtisë IATA.
Rendimentet pritet të rriten dhe më shumë në vitin 2024, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë, me rreth 1.8%. Rendimentet e linjave ajrore europiane këtë verë – koha më e ngarkuar e vitit – do të tejkalojnë nivelet e vitit të kaluar, duke arritur deri në 8.5% dhe do të rriten edhe më shumë në 2025-ën pasi kërkesa për udhëtime vazhdon, gjithashtu dhe vonesat e dorëzimit të avionëve, sipas parashikimeve të Bernstein.
Bernstein vlerëson se kërkesa do të jetë rritur rreth 15-20% këtë verë që nga viti 2019, ndërkohë që kapaciteti është ulur. Intervistat me analistë, drejtues dhe investitorë dhe të dhënat e tarifave tregojnë qëndrueshmërinë e linjave ajrore teksa rimëkëmben nga pandemia kur aeroplanët u ndaluan, kufijtë u mbyllën dhe ata morën miliarda borxhe për të qëndruar në këmbë. Ata gjithashtu nënvizojnë fokusin e rinovuar të konsumatorëve në udhëtimet dhe përvojat pas muajve të kufizimeve pandemike, të njohura si ‘udhëtime hakmarrjeje’.
Rezervimet verore do të jenë një temë e nxehtë kur pronari i British Airways, IAG dhe Air France-KLM të publikojnë rezultatet e vitit 2023 më 29 shkurt. Ata pritet të raportojnë fitime më të larta operative. Linjat ajrore buxhetore europiane Ryanair dhe EasyJet kanë thënë se prenotimet verore janë shumë të forta, megjithëse Ryanair ishte më i përmbajtur për shkak të problemeve me shitjet nëpërmjet agjentëve të udhëtimit në internet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.