Gjermania, në kolaps ekonomik – Analistët parashikojnë një situatë dhe më të zymtë
‘Gjendja emocionale’ për sa i përket ekonomisë në Gjermani nuk ka qenë kurrë më e errët. Një komnfirmim ky që vjen nga instituti ekonomik në vend IFO. Indeksi i klimës aktuale të biznesit në janar ra nga minus 59 në minus 59.9 pikë. Ndërsa u paralajmërua se parashikimi për muajt e ardhshëm është i zymtë.
Punëtorët e ndërtimit e kanë të vështirë të gjejnë vende të reja pune – më shumë se gjysma e kompanive të anketuara u ankuan për mungesën e kontratave – por të paktën numri i anulimeve të atyre të punësuar tashmë është rralluar disi.
Megjithatë, kjo nuk sugjeron ende një kthesë, e cila është ende e pamundur përpara se të ndryshojnë kushtet e pafavorshme, duke përfshirë kostot e larta të ndërtimit dhe financimin e shtrenjtë. IFO aktualisht vlerëson se vetëm rreth 225.000 njësi banimi do të përfundojnë në Gjermani këtë vit.
Edhe vlerësimi i mëparshëm, prej 270.000 apartamente dhe shtëpish, nuk ishte as afër objektivit prej 400.000 në vit, i cili ishte vendosur nga qeveria e koalicionit të kancelarit Olaf Scholtz pas ardhjes në pushtet në fund të vitit 2021.
Prodhimi industrial ra me 1.6% në muajin dhjetor në bazë mujore dhe 1.5% në vitin 2023 në përgjithësi krahasuar me një vit më parë. Eksportet – të cilat janë një gur themeli kryesor i ekonomisë gjermane – ranë me 4.6% në dhjetor dhe 1.4%, ose 1.562 trilion euro, gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, të dhënat e porosive të fabrikës dukeshin premtuese në pamje të parë pasi pasqyruan një rritje prej 8.9% në dhjetor krahasuar me nëntorin. Por kjo rritje ishte falë disa porosive në shkallë të gjerë, të cilat priren të jenë të paqëndrueshme.
Ndërsa këto të dhëna “të vështira” nga dhjetori nuk sugjerojnë ende se rikuperimi është në horizont, raporti më i fundit i Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve tregon se situata e keqe në sektorin e prodhimit mund të përfundojë së shpejti.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.