Hapet tenderi për bypass Vlorë-Orikum – Gjatësia 10.6 km, nis nga tuneli i Ujit të Ftohtë, deri te Porti i Jahteve
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e bypass -it Vlorë – Orikum, që është një nga segmentet rrugorë me trafik të ngarkuar gjatë muajve të verës.
Gjatësia e këtij aksi është 10.6 km dhe fillon nga tuneli në Ujin e Ftohtë, deri në portin e Jahteve, që ndodhet në Orikum. Tenderi zhvillohet nga BERZH, duke qenë se ka akorduar një kredi për të këtë projekt, ndërkohë që kompanitë e interesuara kanë afat deri në datën 8 prill për dorëzimin e ofertave të tyre.
Ndërtimi i këtij aksi pritet të lehtësojë kalimin e automjetve, drejt jugut të vendit gjatë sezonit turistik, ndërkohë që duke marrë në konsideratë pozicionimin e tij, ai do të bashkohet me aksin e rri rrugor Orikum – Dukat, që u ndërtua përmes një parneriteti publik – privat.
Ky segmente u hap për qarkullimin e automjeteve sezonin turistik të vitit të kaluar. Gjatësinë totale e tij është 14.7 km, ndërsa bën lidhjen me tunelin e Llogarasë, që parashikohet të përfundojë në qershor të këtij viti.
Ndërkaq, paralelisht me bypassin Vlorë – Orikum, Fondi Shqiptar i Zvillimit po zbaton punimet për projektin e quajtur lungomare 3, që është një vazhdimësi e lungomares së Vlorës. Për këtë projekt që synon riformësimin e vijës bregdetare është marrë edhe një kredi prej 30 mln USD nga Fondi Saudit për Zhvillim.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.