Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit – Balluku: Nënshkruam me BERZH marrëveshjen e huasë!
Ministrja e Infrastrukturës njëherësh edhe Zv. Kryeministrja vendit, Belinda Balluku ka bërë me dije se sot së bashku me Presidenten e BERZH, Odile Renaud-Basso, kanë nënshkruar marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.
Balluku shkruan se ky është një projekt i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin.
“Ai do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve,” shkruan ajo.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.