Hong Kong nuk mban më rekordin për jetëgjatësinë – Japonezët regjistrojnë cilësinë më të lartë të jetesës
Banorët e Hong Kongut nuk mund të mburren më me jetëgjatësinë në botë, duke ia dorëzuar kurorën Japonisë, pasi COVID-19 dhe stresi i përgjithshëm rëndojnë jetëgjatësinë lokale.
Gratë në Hong Kong pritej të jetonin mesatarisht 86.8 vjet në vitin 2022, krahasuar me 87.1 për homologet e tyre japoneze, sipas statistikave të fundit të publikuara këtë javë. Të dhënat për vitin 2023 nuk janë publikuar ende.
Jetëgjatësia për burrat në qendrën financiare aziatike ishte 80.7 vite, e njëjtë si në Singapor, por më e shkurtër se Suedia, Japonia dhe Norvegjia.
Për vite me radhë, Hong Kongu kryesonte vazhdimisht sondazhet globale të jetëgjatësisë, që nga momenti kur kaloi Japoninë në fillim të viteve 2000. Por, banorët po bëhen gjithnjë e më të stresuar, me shëndetin fizik dhe mendor që po përkeqësohet vitet e fundit mes trazirave sociale dhe pandemisë.
Në një sondazh të fundit nga ofruesi i sigurimeve Cigna Group, banorët e Hong Kongut raportuan nivelet më të ulëta të mirëqenies fizike, mendore, sociale dhe profesionale midis 12 tregjeve, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kinën kontinentale dhe Singaporin. Stresi kryesor në qytet përfshinte koston e lartë të jetesës dhe pasigurinë për të ardhmen.
Shkalla e vdekjeve të qytetit nga COVID-19 ishte në një moment më e larta në botë. Të moshuarit u prekën veçanërisht shumë nga pandemia, pjesërisht për shkak të shkallës më të ulët të vaksinimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.