Inaugurohet baza e Kuçovës – Peleshi: Ka ardhur koha që në Kuçovë të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s
Ka nisur sot në Kuçovë inaugurimi i bazës së Natos, siç është njoftuar edhe më parë nga Ministria e Mbrojtjes.
Fjalimi hapës i ceremonisë është mbajtur nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili deklaroi rihapjen e bazës së Kuçovës e cila do të shërbejë si një bazë taktike dhe operacionale.
“Një vend i vogël si Shqipëria ka nderin dhe privilegjin ti shërbejë dhe ti ofroj aleancës këtë aset të vyer në skemën e saj të mbrojtjes kolektive”, u shpreh Peleshi.
Ministri u shpreh se mbi pistën e Kuçovës avioni i fundit ka fluturuar 19 vite më parë dhe se tashmë i ka ardhur koha që në Kuçovë të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s.
Kuçova do të shërbejë si baza kryesore për forcat tona ajrore për të cilën vëmendja dhe investimi nuk do të reshtin deri në krijimin e një flote dinjtoze në shërbim të mbrojtjes së popullit tonë si dhe aleatëve tanë.
“Helikopterët Black Hawk të siguruar me mbështetjen e partnerëve amerikanë si dhe dronët Bayraktar në bashkëpunim me Republikën e Turqisë janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimin nga kjo bazë’, u shpreh Peleshi.
Peleshi shtoi gjithashtu se numri i këtyre do të shtohet ndjeshëm në një të ardhme të afërt.
N.Xh / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.