Inspektime në hotele për bombulat a gazit – Ministrja Belinda Balluku: Plotësoni dosjet teknike, kontrollet mbyllen në Prill
Gjatë muajit Prill, strukturat hoteliere në vend do të inspektohen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial sa i takon sigurisë të bombulave të gazit dhe të sistemeve elektrike, në mënyrë që në kulmin e sezonit turistik të evitohen kontrolle.
Gjatë një inspektimi në disa subjekte në Velipojë, Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, theksoi se synimi është që subjektet të edukohen për të pasur t’u pajisur me dosjen teknike, në mënyrë që mos bien pre e gjobave.
Në total planifikohet të inspektohen 650 njësi, ku fokusi kryesor do të jenë zonat bregdetare.
Ndërsa deri më tani është realizuar 30 % e planit të kontrolleve, ku vihet re se shumë subjekte kanë marrë masat e duhura të sigurisë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.