Java nis negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan blihet sot me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë ndërsa monedha europiane është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë duke shënuar kështu një rënie të ndjeshme nga java që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu e ka nisur javën negativisht duke u blerë këtë mëngjes me 106.7 lekë dhe duke u shitur me 107.7 lekë krahasuar me javën e shkuar.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka humbur pikë këtë të hënë duke u blerë sot me 120.2 lekë dhe duke u shitur me 121.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.