Si po ecin punimet në aeroportin e ri të Vlorës? – Kryeministri: Ritme të shpejta. Gati vitin e ardhshëm
Aeroporti i ri i Vlorës do të jetë gati vitin e ardhshëm ndërsa punimet po ecin me ritrme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video nga punimet që po kryhen në këtë aeroport ndërsa ka rikonfirmuar afatet për përfundimin e tij.
Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021. Pista parashikohet të ketë një gjatësi prej 3 mijë e 200 m dhe gjerësi 45 metra.
Në vitin e parë të operimeve pritshmëritë janë që të tejkalohet numri i 1 milionë pasagjerëve vetëm nga Vlora.
Aeroporti i Vlorës do të jenë i treti në vend, pas Tirana International Aeroport dhe atij të Kukësit, dhe pritet të përballojë të gjithë fluksin e turistëve që orientohen drejt jugut si dhe të rrisë konkurrencën në treg.
Ndërkohë, qeveria ka miratuar sëfundmi edhe vendimin për ndërtimin e aeroportit të katërt ndërkombëtar në vend, në qytetin e Gjirokastrës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.