Kriza e gazit në botë – Cilat janë vendet që përfitojnë dhe ato që pësojnë më shumë
Kriza e gazit ka gjunjëzuar një pjesë të madhe të Europës, por ka dhe vende që në këtë situatë po përfitojnë. Ajo që duhet për këtë lloj biznesi është pasja e lëndëve djegëse për të shitur, në momentin që Rusia me luftën në Ukrainë nuk është më në pozicion dominues për sa i përket furnizimit me gaz të Europës. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2020 Bashkimi europian importonte 41.1% të gazit të saj natyror nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht furnizojnë Europën me gaz tre herë më shumë se Rusia.
Në muajin mars Uashingtoni pranoi të furnizojë me 15 miliard metra kub gaz të lëngshëm shtesë tregjet europiane këtë vit, një objektiv që pritet të tejkalohet. Deri në muajin qershor të këtij viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë eksportuar deri në 57 miliard metra kub gaz të lëngshëm, nga të cilat 39 në Europë.
Por pavarësisht sanksioneve dhe konkurrencës Moska vazhdon të fitojë. Dhe pse Gazprom këtë vit ka reduktuar eksportet me 37.4%, në tremujorin e parë ka regjistruar 41.5 miliard euro fitime. Ndërkohë dhe Kina që nuk e prodhon, e rishet gazin natyror të lëngshëm që i tepron. Sipas Financial Times, në 6 muajt e parë të vitit 7% e importeve në Europë vijnë nga Pekini, i cili ka regjistruar 100 milion dollarë fitime.
Më pas vjen Norvegjia. Vendi nordik parashikon të ruajë novelet aktuale rekord të prodhimit të gazit deri në vitin 2030, dhe vetëm këtë vit parashikohet që të prodhojë 122 miliard metra kub gaz, 8% më shumë se një vit më parë. Eksportet e gazit janë katërfishuar në krahasim me vitin 2021 duke shënuar një fitim rekord prej 12.8 miliard eurosh.
Dhe Holanda renditet në vendet që përfitojnë, duke dyfishuar fitimet e saj në tremujorin e dytë, përtej cdo parashikimi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.