Kushner për New York Post: Ja pse po investoj në Shqipëri dhe Serbi! – Planet për ndërtimin e hoteleve luksoze në Ballkan
Në një intervistë eksluzive për Neë York Post, Jarde Kushner ka shpjeguar arsyet e investimeve të synuara në vendin tonë. Këto investime tejkalojnë shifrën e 1 miliard dollarëve, me objektivin për të riformuar peisazhin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme në Europën Juglindore.
Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit amerikan Donald Trump dhe një figurë e shquar në politikën amerikane, i ka vënë syrin Ballkanit me planet e tij për ndërtimin e resorteve dhe hoteleve luksoze në Shqipëri dhe Serbi.
Përpjekja e Kushner në rajon vjen në një kohë që firma e kapitalit privat me bazë në Majami, ‘Affinity Partners’, po shqyrton investime që tejkalojnë 1 miliard dollarë, me shpresën për të riformuar peizazhin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme në Europën Juglindore. Ndër projektet ambicioze është shndërrimi i ishullit të Sazanit të Shqipërisë, dikur një bastion ushtarak, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman.
Në një intervistë eksluzive për New York Post, Kushner shprehet se mundësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të mrekullueshme dhe një ishull 1400 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike. Ai thekson se uji është blu kristal si Maldivet. Plazhet janë të mrekullueshme dhe ky është vetëm një nga këto vende të veçanta.
Kushner shprehet i mahnitur nga sektori i turizmit në zhvillim i Shqipërisë, i nxitur nga rritja e tij e shpejtë dhe vlerësimi ndërkombëtar. Veçanërisht, Ksamili është ndër destinacionet kryesore globale në Airbnb, duke reflektuar daljen e vendit nga e kaluara e tij komuniste për t’u bërë një pikë e frekuentuar për turistët që kërkojnë vende të paprekura dhe historike. Dikur e quajtur “Koreja e Veriut e Europës”, Shqipëria ka pësuar një evolucion dhe tani krenohet me stabilitetin makroekonomik, një industri turistike në rritje dhe një në rritje për investitorët ndërkombëtarë, vijon më tej shkrimi i prestigjozes amerikane.
Të dhënat nga UNWTO – Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, vlerësojnë Shqipërisë si destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë, duke e pozicionuar atë përkrah vendeve me turizëm masiv botëror si Katari dhe Arabia Saudite.
Joshja e Ballkanit shtrihet përtej Shqipërisë, me Affinity që synon një tjetër sipërmarrje në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Këtu, Kushner planifikon të rivitalizojë një zonë historike të braktisur që nga bombardimet e NATO-s në 1999-ën, duke ndërtuar një hotel luksoz, qendra tregtare dhe mbi 1500 rezidenca. Sipërmarrjet e Kushner përputhen me transformimin më të gjerë ekonomik të rajonit.
Ndërsa ‘Affinity’ ndërmerr këto nisma të guximshme, Kushner është i vetëdijshëm për potencialin e tyre për të katalizuar zhvillimin e mëtejshëm në rajon, duke formuar ndoshta vatër tjetër të turizmit dhe investimeve. Sipas një draft marrëveshje të parë nga ‘The Times’, qeveria serbe do t’i japë Kushner një qira 99-vjeçare pa pagesë dhe akses për të ndërtuar një hotel luksoz, një kompleks apartamentesh dhe një muze në vendin historik. Ende në fazat e hershme të zhvillimit, nuk dihet se kur do të përfundojnë këto projekte.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.