Mbi 1 mijë vende të lira pune në administratë – Këshilli i Ministrave ka miratuar planin vjetor të pranimit në DAP
“Është miratuar plani vjetor I pranimit për vitin 2024 në institucionet e administratës shtetërore si pjesë e shërbimit civil. Departamenti I Administratës Publike, do të shpallë përgjatë vitit 2024, vendet vakante. Por cilat janë kategoritë?”
Vendet vakante sipas kategorive ndahen në 868 kategori ekzekutive, 217 për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 92 për kategorinë e mesme drejtuese.
Duke ju referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore, administrata do të ketë nevojë gjatë këtij viti për këto lloje fushash duke nisur nga shkencat ekonomike, juridike, shoqërore, sociale, mjekësore, inxhinierike, veterinary, agronomi, gjeodezi, kimi, arkeologji dhe restaurimesh etj.
“Në vendim renditen gjithashtu edhe institucionet e administratës shtetërore në të cilat planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2024.”
Institucionet që renditen për planifikim të vendeve vakante, janë kryeministria dhe institucionet në varësi të saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sistemi i ministrisë së Brendshme, Sistemi i ministrisë së Mbrojtjes, Sistemi i ministrisë së Financave, Sistemi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit, sistemi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë etj.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.