Mbi 3 mijë subjekte dalin nga sistemi tatimor – Cilat janë vështirësitë që kanë hasur bizneset?
Gjendja e tatimpaguesve te çregjistruar progresive ne Sistemin e Ri Tatimor ne fund te 2023 rezulton 69,600 tatimpagues. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për vitin 2023 u finalizuan te çregjistruar ne Regjistrin Kombëtar të DPT-së 3,100 tatimpagues të cilët përmbushen dhe detyrimet ligjore.
Procesi i çregjistrimit të tatimpaguesit finalizohet ne Drejtoritë Rajonale Tatimore përkatëse. Certifikatat e çregjistrimit (kopje) të lëshuara nga QKB aktualisht dërgohen direkt ne Drejtoritë Rajonale Tatimore përkatëse, pasi aty do te kryhen dhe veprimet konkrete për çregjistrimin e tatimpaguesit edhe nga Regjistri i tatimpaguesve te DRT.
Sipas tatimeve, edhe në vitin 2023 çregjistrimi i tatimpaguesve bazuar nga problemet e dërguara nga Drejtoritë Rajonale Tatimore në rrethe në disa raste ka vështirësi, pasi finalizimi i çregjistrimit nuk mund të realizohet nga punonjësit tatimorë në Drejtoritë Rajonale Tatimore.
Kjo vjen edhe si rezultat; I mospërmbushjes se kushteve ligjore nga ana e tatimpaguesve duke mos paguar te gjitha detyrimet dhe dorëzuar të gjitha deklaratat tatimore; I mosveprimit të punonjësve të Kontrollit për të vlerësuar deklaratat dhe llogarinë përkatëse të tatimpaguesit në kohën e duhur, dhe i mosmiratimit te çregjistrimit nga ana e tyre, për të cilat pengojnë çregjistrimin e tij; I moslejimit të çregjistrimit te tatimpaguesve, kur ai nuk ka paraqitur dokumentacionin mbi vendin e biznesit nëse e ka me qira apo jo, dhe i kërkohet mbas çregjistrimit nga QKB.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.