Mete me Investitorët e Huaj: Mbyllëm një vit pozitiv! Angazhim të përmirësojmë më tej klimën e biznesit
Ministri i Financave Ervin Mete, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) gjatë tw cilit vuri theksin në fjalën e tij në bashkëpunimin me biznesin me qëllim për të çuar përpara perspektivën e ekonomisë shqiptare dhe përmirësuar më tej klimën e biznesit.
Ai u shpreh se viti 2023 shënoi një moment të rëndësishëm për ekonominë e vendit. “Ne kemi patur një vit të mirë në 2023-shin. Po kalojmë një moment të mirë ekonomik, ndërkohë që ishim një nga ekonomitë më rezistente në rajon. Kemi patur lajme të mira në fund të vitit: Kemi ulur borxhin në masë të konsiderueshme e jemi përmirësuar në vlerësimin e Standard & Poor’s, si edhe kemi dalë edhe nga lista gri. Të dyja këto kanë ndihmuar klimën e biznesit,” tha ai.
Sa i përket pritshmërive për vitin e ardhshëm mete vuri nw dukje se: “Projeksionet që ne kemi janë pozitive për periudhën afatmesme duke u bazuar në sektorë si turizmi p.sh., të cilët kanë pasur një vit të mrekullueshëm vjet dhe ajo që pritet është që të ketë përmirësim edhe në 2024. Sigurisht që do bëjmë më shumë kur bie fjala për produktivitetin, apo për një klimë më të mirë biznesi. Kapitali njerëzor është po ashtu një nga ato fusha në të cilat ne duhet të përqendrohemi. Do përqendrohemi edhe te infrastruktura, por edhe në aspekte të produktivitetit, të cilat ndihmojnë klimën e biznesit”.
Në fund ai shtoi se paralelisht me Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe Këshillin e Investimeve, do të rivitalizohet Këshilli Tatimor, si platforma diskutimi Qeveri-biznes. “Besoj që ne kemi disa platforma shumë të mira ku ne shkëmbejmë ide, mendime, kemi Këshillin e Investimeve ku kemi pasur disa takime do thoja shumë frytdhënëse, kemi edhe Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe shumë shpejt Ministria e Financave do rigjallërojë dhe Këshillin Tatimor, ku do të diskutojmë për politikat fiskale dhe administratën tatimore si një nga fushat ku mund të bashkëpunojmë më shumë,” u shpreh Ministri.
Edel Strazimiri / SCAN
Fjala e ministrit të Financave Ervin Mete në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA)
Ne kemi patur një vit të mirë në 2023-shin. Po kalojmë një moment të mirë ekonomik, ndërkohë që ishim një nga ekonomitë më rezistente në rajon.
Kemi patur lajme të mira në fund të vitit: Kemi ulur borxhin në masë të konsiderueshme e jemi përmirësuar në vlerësimin e Standard & Poor’s, si edhe kemi dalë edhe nga lista gri.
Të dyja këto kanë ndhmuar klimën e biznesit dhe projeksionet që ne kemi janë të forta për periudhën afatmesme duke u bazuar në sektorë si turizmi p.sh., të cilët kanë pasur një vit të mrekullueshëm vjet dhe ajo që pritet është që të ketë përmirësim edhe në 2024.
Sigurisht që do bëjmë më shumë kur bie fjala për produktivitetin, apo për një klimë më të mirë biznesi, po ashtu sic u theksua nga sondazhi juaj, ai për të cilin kemi folur para dy muajsh, pra kapitali njerëzor doli një nga ato fusha në të cilat ne duhet të përqendrohemi dhe do përqendrohemi.
Do përqendrohemi edhe të infrastruktura, por edhe në aspekte të produktivitetit, të cilat ndihmojnë klimën e biznesit.
Besoj që ne kemi disa platforma shumë të mira ku ne shkëmbejmë ide, mendime, kemi Këshillin e Investimeve ku kemi pasur disa takime do thoja shumë frytdhënëse, kemi edhe Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe shumë shpejt Ministria e Financave do rigjallërojë dhe Këshillin për taksat e tatimet, administratën tatimore, e cila është ndër ato fusha për të cilën ne mund të bashkëpunojmë më shumë.
Urime dhe shumë faleminderit!
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.