Vijon rritja e valutave të huaja – Forcohen sërish Dollari, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë mëngjes të regjistrojë rritje teksa është blerë me 95.8 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme këtë mëngjes edhe pse vijon të qëndrojë në kuota pozitive në raport me dje duke u blerë sot me 103.6 lekë dhe duke u shitur me 104.2 lekë.
Franga zvicerane ka pasur sot prapë rritje teksa është blerë sot me 110.6 lekë dhe është shitur me 111.6 lekë krahasuar me ditën e mërkurë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanike dhe ai është forcuar sërish sot duke shënuar rritje nga një ditë më parë duke u blerë sot me 121 lekë dhe duke u shitur me 122 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.