Nafta e nis javën në rënie – Ndikojnë kufizimet në Kinë dhe rritja e interesave nga bankat qëndrore
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak se shenjat për rimëkëmbjen e kërkesës janë eklipsuar nga kufizimet e Covid-19 në Kinë dhe nga rritja e mundshme e interesave në SHBA dhe në Europë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi.
Gjatë javës së kaluar, ndërkohë, çmimet janë luhatur shumë pak, pasi ulja e prodhimit nga vendet anëtare të OPEC+ u balancua nga kufizimet e reja në Kinë, që është importuesi më i madh i naftës në botë. Kërkesa për naftë në Kinë mund të kontraktohet për herë të parë në dy dekadat e fundit, gjatë këtij viti, pasi Pekini zyrtar vijon në ndjekë politikën zero-Covid.
Njëkohësisht, Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale janë përgatitur në rrisin sërish normat e interesit për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Megjithatë, analistët mendojnë se tendenca e çmimeve mund të jetë në rritje deri në fund të vitit, pasi në 5 dhjetor pritet të hyjë në fuqi embargoja e plotë e Bashkimit Europian, ndaj naftës ruse.
Në anën tjetër, G7 do të vendosë një tavan mbi çmimet e naftës për të kufizuar të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.