Nafta, e qëndrueshme pranë 82 USD – Eksportet e naftë ruse nga Balltiku bien me rreth 20%
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive për rënien e sasisë së naftës bruto që vjen nga Rusia, që kanë kompensuar shqetësimet se stuhia e dëborës në Shtetet e Bashkuara mund të dëmtojë kërkesën për karburante, gjatë sezonit të pushimeve.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81.8 dollarë, ndërsa fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi. Eksportet e Rusisë nga Balltiku mund të bien me rreth 20% gjatë dhjetorit, për shkak të embargos së vendosur nga Bashkimi Europian dhe nga vendet e G7-ës. Ndërkohë, më shumë se 4,400 fluturime janë anuluar në Shtetet e Bashkuara, gjatë 2 ditëve të fundit, për shkak të një stuhie dëbore.
Kjo stuhi mund t’i pengojë amerikanët të udhëtojnë me makinat e tyre gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Në anën tjetër, mund të rimëkëmbet ndjeshëm kërkesa për naftën që përdoret për ngrohjen. Në mbyllje të sesionit të sotëm, nafta Brent pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë, e mbështetur nga pritshmëritë se kërkesa do të rritet ndjeshëm në Kinë, pas lehtësimit të masave kundër Covid-19.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.